Siguria e punëtorëve në vendin e punës në Maqedoninë e Veriut është e rregulluar mirë me ligj, ndonëse ekzistojnë probleme të natyrës procedurale dhe substanciale gjatë jetësimit në praktikë, theksojnë sindikalistët.
Evidente është dhe mungesa e informimit adekuat të punëtorëve rreth të drejtave të tyre dhe mekanizmave mbrojtës që kanë ata në dispozicion për zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Ivan Peshevski, zëvendëskryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë në kuadër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se ka shumë probleme rreth zbatimit të Ligjit për siguri gjatë punës.
“Ka shumë gjëra që në ligj edhe pse janë definuar, por në praktikë ato vështirë gjejnë zbatim. Prandaj për momentin diskutohet miratimi i një ligji të ri”, thekson Peshevski.
Sindikalistët njëhërësh kërkojnë që krahas ligjit të ri të zhvillohet dhe një doracak si udhëzues për t’i bërë ligjet e kuptueshme për punëtorët dhe për të lehtësuar njohjen e shkeljeve të të drejtave të tyre.
“Ligji i ri nuk duhet të paraqes një ligj i cili do të jetë mirë i shkruar në letër, por duhet të jetë i hartuar në atë mënyrë që të mund të jetësohet me përpikëshmëri në praktikë në mënyrë që të zvogëlohet numri i punëtorëve që marrin lëndime në vendin e punës, ose viktimat eventuale”, thotë Ivan Peshevski.
Përderisa, për Trajan Angjellovskin, pronar i një fabrike për mjete mekanike, problem paraqesin ndryshimet e shumta që pëson Ligji për siguri në punë sepse ligji i miratuar në vitin 2007 është plotësuar 12 herë deri më tani dhe sipas tij, disa pjesë mbeten të pa qarta.
“Neve na mungon një doracak apo rregullore ose udhëzues sido që të quhet, i cili do të publikohet në ueb faqe të institucionit që do të kujdeset për zbatimin praktik të njëjtit, ku në mënyrë të kuptueshme dhe transparente saktë do të definohen të gjitha obligimet ligjore që i ka një kompani ndaj punëtorëve“, thotë Angjellovski, afarist.
Punëtorët në Maqedoninë e Veriut njëherësh kanë theksuar se nevojitet të forcohet dhe roli, kapaciteti dhe kompetenca e inspektoratit të punës.
Sindikalistët në Maqedoninë e Veriut njëherësh theksojnë se me rëndësi është të ndërtohet kultura e veprimit preventiv, përkatësisht të kuptohet se punëtori i shëndoshë është benefit për secilën kompani.
Sipas raportit të shoqatës maqedonase për mbrojtje në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 33 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, dhe 124 punëtorë kanë marrë lëndime trupore në vendin e punës, përderisa në 2017 në vendin e punës në Maqedoninë e Veriut e kishin humbur jetën 24 punëtorë.
Së fundmi, dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut deri sa po punonin në hapjen e një kanali të një objekti banimi në Shkup.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale ka bërë të ditur se punohet me intensitet në sjelljen e një ligji të ri i cili në përputhje më standardet e vendeve të zhvilluara të BE do të sigurojë nivel shumë më të lartë për punëtorët në vendin e punës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit
Këshilli i Manastirit nuk e ka pranuar propozimin për rritjen e çmimit të akomodimit në Shtëpinë e të moshuarve
Një grua raportohet se ka lënë fëmijët pa përkujdesje në Klinë, Policia heton rastin
Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit
Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës, Veliaj: Ata që e vranë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë