LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi se ishte e sëmurë për të darkuar me Putinin, aktorja Ornella Muti rrezikon burgun

Mashtroi se ishte e sëmurë për të darkuar me Putinin, aktorja Ornella Muti rrezikon burgun
Ornella Muti (Foto: Stefania D'Alessandro/Getty Images for FENDI/Guliver)

Aktorja italiane, Ornella Muti, përballet me një dënim me burg, në rast se nuk e paguan dëmshpërblimin për anulimin e performancave të saja teatrore, në mënyrë që të merrte pjesë në një gala mbrëmje me presidentin rus, Vladimir Putin dhe kolegun amerikan, Kevin Costner.

Ajo është dashur të shfaqej në skenën teatrore në dhjetor të vitit 2010, por kishte thënë se është e sëmurë.


Në vërtetimin e rrejshëm mjekësor i ishte rekomanduar pushim pesëditor. Mirëpo, në atë periudhë, aktorja ishte nisur për në St. Petersburg të Rusisë për të marrë pjesë në një mbrëmje gala.

Ornella Muti (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Një Gjykatë Themelore në Itali e ka dënuar me gjashtë muaj lirim me kusht, 500 euro gjobë me para dhe 30.000 euro dëmshpërblim për teatrin Verdi në Pordenone në verilindje të Italisë.

Pasi u publikuan fotografitë, në të cilat ajo shfaqej pranë Putinit, gjykata e paralajmëroi se do të shkonte në burg në rast se nuk e paguante dëmshpërblimin.

Mediat italiane raportojnë se Muti ka afat prej një muaji që ta paguajë dëmshpërblimin para se gjykata të sjellë një vendim të ri.

Në vitin 2015, aktorja i kishte thënë gjykatës se nuk ka mjete për ta paguar dëmshpërblimin, ndërsa para dy vitesh ajo dhe familja e saj janë dëbuar nga banesa në Romë për shkak të borxheve të papaguara ndaj një agjencie të patundshmërisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori