LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Regjistrimi do ta ketë fatin e njëjtë sikur referendumi

OBRM-PDUKM: Regjistrimi do ta ketë fatin e njëjtë sikur referendumi

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi vazhdon me ridefinimin e plotë të Maqedonisë.

Sipas OBRM-PDUKM-së, gjatë ditës së djeshme ka filluar regjistrimi provë, i cili nuk zbatohet askund në Evropën demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaev pa konsultime me opozitën, në mënyrë të dhunshme e bën regjistrimin e numrave amë, në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat, regjistrim që nuk do të tregojë numrin real të popullsisë që jeton në shtetin tonë”.


“Zaevi i falur dhe banda e tij kriminale duhet ta kuptojnë se regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik. Është e palejueshme që të bëhet tregti me një operacion kyç, siç është regjistrimi prej të cilit varen politikat e ardhshme të shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nëse Zaevi nuk tërhiqet nga kjo ide e regjistrimit, i njëjti sipas tyre do ta ketë fatin e referendumit të pasuksesshëm të ndryshimit të emrit.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në disa komuna ka filluar regjistrimi provë, ndërsa i njëjti është planifikuar të bëhet në vitin 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Lajme
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Lajme
Kalo në kategori