Shenjat të cilat tregojnë që keni mpiksje gjaku në trup: Reagoni menjëherë, mund t’ju arrijnë deri në zemër apo mushkëri
Mpiksjet e gjakut janë grumbullime gjaku, të cilat kanë ndryshuar nga gjendja e lëngët në formë xheli
Më së shpeshti nuk e dëmtojnë shëndetin tuaj, sepse, mbrojnë trupin tuaj nga gjakrrjedhja kur priteni, transmeton Telegrafi.
Kur mpiksjet e gjakut shfaqen thellë në vena, mund të jenë shumë të rrezikshme. Lloji i rrezikshëm i mpiksjeve quhet trombozë e thellë venoze. Posaçërisht është rrezik kur mpiksjet e gjakut lëvizin dhe arrijnë deri në mushkëri apo zemër.
Në vazhdim shikoni simptomat të cilave duhet t’u kushtoni kujdes:
1. Rrahjet e zemrës
Nëse keni mpiksje gjaku në mushkëri, ndoshta do të ndieni presion në mushkëri. Në këtë rast, tahikardia mund të jetë e shkaktuar nga niveli i ulët i oksigjenit në mushkëri. Për këtë shkak, zemra juaj përpiqet ta kompensojë mungesën dhe fillon gjithnjë e më shpejt të punojë.
2. Shkurtësia e frymëmarrjes
Nëse përnjëherë keni kuptuar që e keni shumë të vështirë të merrni frymë thellë, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në mushkëri, që quhet emboli mushkërore.
3. Kollitja pa kurrfarë shkaku
Nëse donjëherë keni sulme të papritura të kollës së thatë, si edhe frymëmarrje të vështirësuar, shpejtësi të shtuar të rrahjeve të zemrës dhe dhembje në gjoks, kjo mund të thotë që keni ngjizje gjaku në mushkëri. Ndoshta do të nxirrni me kollë mukozë apo madje edhe gjak.
4. Dhembja e gjoksit
Dhembja e gjoksit zakonisht është e mprehtë, mirëpo lehtë mund të mendoni që keni sulm në zemër. Dallimi kryesor midis tyre është që embolia mushkërore gjithmonë përkeqëson frymëmarrjen. Në këtë rast, duhet të thirrni menjëherë ndihmën e shpejtë, sepse pasojat mund të bëhen fatale.
5. Skuqje e fortë në këmbë
Nëse pikat e kuqe apo të errëta në lëkurën tuaj shfaqen pa ndonjë shkak, mund të jetë simptomë e mpiksjes së gjakut në këmbën tuaj. Gjithashtu, mund të ndieni nxehtësi në këtë zonë, madje edhe dhembje derisa i shtrëngoni gishtat nga poshtë lart.
6. Dhembje në dorë apo këmbë
Dhembjet e shkaktuara nga mpiksja e gjakut lehtë mund të ngatërrohen me ngërçe të muskujve, mirëpo lloji i tillë i dhembjeve shpesh ndodh kur jeni duke ecur apo kur i lakoni këmbët në drejtimin lart.
7. Ënjtja
Kjo gjendje konsiderohet rast urgjent, sepse mpiksja mund të lirohet në çfarëdo momenti dhe të arrijë deri te ndonjë organ juaji.
8. Njolla të kuqe në lëkurë
A i keni vërejtur vijat e kuqe të cilat papritur shfaqen përgjatë venave tuaja? A ndieni nxehtësi kur i prekni? Këto janë shenja paralajmëruese dhe ju nevojitet ndihma e shpejtë mjekësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje