Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës që mban emrin e heroit “ Xhavit Haziri” në Komunën e Obiliqit, me ç’rast u shënua edhe 20 vjetori i Ditës së çlirimit të kësaj komune.
Sipas njoftimit për media Haradinaj, para të pranishmëve tha se sot janë bashkuar shumë gëzime dhe të gjitha e kanë rëndësinë e vetë.
“Ne përulemi para sakrificës së të rënëve për liri, martirëve tanë. I kemi biseduar shumë punë që e presin Obiliqin, për të cilat po punojmë. Shumë prej këtyre punëve që dukeshin të largëta ose edhe gati të parealizueshme, sot e kanë parë dritën falë vendosmërisë së kryetarit Xhafer Gashi”, tha Haradinaj duke theksuar se kanë mbetur edhe disa punë për Obiliqin e që, më e rëndësishmja është punësimi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se po ecim përpara me projekte infrastukturore, projekte të jetës edhe projekte të ujërave të zeza, por punësimi është kryesorja dhe se i është premtuar Obiliqit, atyre që i kanë shpërngulur nga Shipitulla e në disa lagje, për shkak se janë dëmtuar me zhvendosje, pasi e gjithë Kosova për shkak të tyre përfiton.
“Shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje udhëheqësve të KEK-ut, që në përputhje me ligjin të mos i harrojmë obligimet që i ka marrë Qeveria e vendit ndaj këtyre banorëve. Ne kishim nevojë për mirëkuptimin e tyre dhe dakordim për gërmim dhe prodhim të energjisë dhe këta banorë e respektuan këtë Qeveri dhe mua. Kemi ngritur tema të interesit nacional që do t’i çojmë përpara mirëpo ashtu si heronjtë tanë ashtu si Xhaviti dhe të tjerë që kanë rënë për liri e kanë ditur se dikush do ta vazhdojë rrugën e tyre”, tha ai duke shtuar se detyra jonë është zgjidhja e marrëdhënies bilaterale Kosovë – Serbi, e cila siç tha kryeministri Haradinaj nuk nënkupton zgjidhjen e statusit të Kosovës sepse ajo është e zgjidhur dhe as të flasim për territore, por ka mbetur të zgjidhet çfarë marrëdhënie do të kemi.
Kryeministri Haradinaj sqaroi se kjo po bëhet për të ecur përpara me një marrëveshje që dihet se çfarë do të bisedohet, në mënyrë që koha jonë të jetë e fokusuar tek punësimi dhe ecja përpara në proceset e rëndësishme të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se kjo Shtëpi e Kulturës do te thotë mundësi e të gjithë atyre që e duan kulturën, këngën, vallen e teatrin. “Urime qytetarë, ta nderojmë dhe ta mbajmë në zemër heroin tonë kombëtar Xhavit Haziri”, tha ai në fjalën e tij pas inaugurimit të Shtëpisë së Kulturës.
Kryeminsitri Haradinaj, po sot, ka bërë homazhe te pllaka e dëshmorëve të komunës së Obiliqit.
Kjo ngjarje është organizuar në shënim të 20 vjetorit të Çlirimit të kësaj komune./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?