Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi është duke marrë pjesë në seancën plenare të udhëheqësve të Rregullatorëve Evropian të komunikimeve elektronike në kuadër të punës së BEREC në Gent të Belgjikës.
Kjo është hera e parë që Kosova nëpërmjet ARKEP është e përfaqësuar dhe merr pjesë si e barabartë me shtetet tjera evropiane në Seancën Plenare të Entit Evropian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike.
Pjesëmarrja e ARKEP në punën e BEREC është mundësuar pas një pune intensive në përfaqësimin dhe përfshirjen e barabartë të ARKEP në forumet ndërkombëtare dhe ka ardhur si rezultat i ndryshimit të Rregullores së BE për BEREC EU 2018/1971 nga Parlamenti Evropian dhe vendimit të Komisioneres së BE për ekonominë dixhitale znj.Mariya Gabriel për pjesëmarrje të ARKEP në të gjitha nivelet e punës së Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC).
Me këtë vendim ARKEP ka fituar të drejtën për pjesëmarrje në Bordin e Rregullatorëve, Grupet Punuese dhe Bordin Menaxhues të Zyrës së BEREC.
Kryetari Gashi po ashtu ka nënshkruar marrëveshjen për marrëdhëniet punuese të pjesëmarrjes së ARKEP në të gjitha forumet e punës së BEREC.
Ky është një hap shumë me rëndësi për zhvillimin e ARKEP që mundëson përfaqësim të barabartë të në nivelin më të lartë evropian të organizimit të rregullatorëve por edhe rregullim më efikas të komunikimeve elektronike në Kosovë, me fokus të veçantë në të drejtat e shfrytëzueseve të këtyre shërbimeve.
Në margjina të Seancës Plenare të BEREC është zhvilluar edhe një takim i përbashkët i udhëheqësve të rregullatorëve nga Ballkani Perëndimor organizuar po ashtu nga BEREC me qëllim të vlerësimit të përgatitjeve për zbatim të marrëveshjes për reduktim dhe heqje të pagesave të roamingut ndërmjet 6 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite