LAJMI I FUNDIT:

​Ish-presidenti francez sërish nën hetime

​Ish-presidenti francez sërish nën hetime

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është vënë sërish shënjestër e drejtësisë për financimin e fushatës elektorale në 2007, ai është nën hetim në një proces të ri gjyqësor në lidhje me përdorimin e rregullt të parave me prerje të madhe që ka nisur prokuroria kombëtare financiare (PNF).

Informacionet e zbuluara nga ueb-i on line Mediapart konfirmuan sot për median nga një burim gjyqësor, ku nuk specifikoheshin shkeljet e mundshme të ligjit që janë objekt i kësaj procedure të re gjyqësore të prokurorisë kundër korrupsionit ndaj ish-kreut të shtetit (2007-2012).

Sipas Mediapart, gjatë një kontrolli të kryer në fund të 2017 tek një antikuar i njohur parisien, Christian Deydier, policët zbuluan një zarf me emrin e Nicolas Sarkozy që ishte dërguar një ditë më parë.


Zarfi, i gjetur gjatë kontrollit të kryer për llogari të investigimeve për një financim të mundshëm libian të fushatës presidenciale të vitit 2007, përmbante një çek me vlerë 2 000 euro për blerjen e një antikuari në emër të ish-presidentit, si dhe katër kartëmonedha me prerje 500 euro.

‘’I marrë në pyetje për këtë çështje, Sarkozi shpjegoi se në atë kohë, çdo muaj, njëra nga asistentet e tij shkonte në emër të tij dhe tërhiqte nga banka rreth 2 000 euro në prerje të mëdha, përfshirë edhe prerjet prej 500 euro”, raporton media.

Kjo praktikë nuk është e paligjshme dhe nuk është mundur të zbulohet nëse përputhen me vërtetësi tërheqjet e parave me shumat që u gjetën tek tregtari i antikave, sqaron Mediapart, sipas së cilit për rrjedhojë nuk do të ketë zhvillime të procesit gjyqësor./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori