Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur para strukturave të reja të Ferizajt, se mosmarrëveshjet me Serbinë duhet të përmbyllen me një afat sa më të shpejtë, pasi fqinjësia e mirë sipas tij i ndihmon Kosovës.
Por, para kësaj Veseli kërkoi që të gjitha krimet serbe dhe gjenocidi që ata kanë kryer në Kosovë duhet të zbardhet, pas mohimi i një krimi është krim.
“Është krim nëse mohohet një krim, por në të njëjtën kohë për nder të fëmijëve tonë, për hir të gjeneratave të reja. Gjeneratave që ende nuk kanë lindur ne duhet të kryejmë sot. Sot si gjeneratë tani obligimin tonë që të përmbyllet sherri përgjithmonë me Serbinë. Mos t’iu mbetet fëmijëve tanë, ne duhet të përfundojmë dhe këtë proces. Duhet të kemi fqinjësi të mirë, sepse kjo do t’i ndihmojë Kosovës”, tha ai.
I pari i PDK-së, foli dhe për angazhimin dhe punën e partisë së tij gjatë këtyre viteve qeverisje dhe dekadën e re që sipas tij është një vizion i ri dhe një koncept i ri.
Veseli po ashtu theksoi nevojën që gjithë ata që nuk kanë qenë të ndershëm dhe kanë keqpërdor pozitën publike duhet të largohen nga PDK-ja.
“Për ne nuk ka dallim i ri, apo i vjetër ka koncept që e don vendin dhe koncept i cili nuk e dëshiron vendin. Ne duam që të jenë me ne ata që e dojnë vendin. Të cilët kanë përgjegjësi ndaj vendit, ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës. I japim mundësi, shancë secilit kush është i aftë, kush ka dije, nder me pas mundësi me pas mundësi më shumë me zhvillu Ferizajn dhe Kosovën ky është koncepti që e ka dekada e re”, u shpreh Veseli.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke folur për strukturat e reja të degës së PDK-së, tha se Dekada e Re ‘ka pushtuar’ komunën ku ai qeverisë, duke theksuar se tashmë ka njerëz të ri me ide të reja.
“Në kuadër të qeverisjes është gjak i ri, është ide e re, është dinamizëm i ri në kuadër të qeverisjes dhe në kuadër të përfaqësimit të pjesës qeverisjes që ka të bëjë me PDK-në. Por, fundamenti i gjithë punës dhe angazhimit tonë është ajo që ne kemi në atë që është – besimi. Mos të harrojmë se pse ne erdhëm në pushtet në Ferizaj. Ne erdhëm në pushtetin komunal të Ferizajt, sepse qytetari besoi në ne për faktin se ishte lodhur nga qeverisja e kaluar”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro
Kompanitë e sigurimeve do të vendosin nëse do t’ua kthejnë paratë qytetarëve të RMV-së
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak