LAJMI I FUNDIT:

Rekordi shpejtësisë i arritur nga një prerëse bari (Video)

Rekordi shpejtësisë i arritur nga një prerëse bari (Video)

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 6.2 sekonda

Përkushtimi që ka Honda në prerëse të barit, ka nisur në vitin 2014 kur e lansoi Mean Mower, transmeton Telegrafi.

Me shpejtësi maksimale prej 185 kilometrave në orë, kjo makinë arrinte në 100 kilometra në orë, për vetëm katër sekonda. I kishte edhe tehet për të prerë barin, taman për punën që ishte ndërtuar.


Një vit më vonë, Honda e lansoi një tjetër Mean Mower edhe më të egër, që arrinte shpejtësi makimale deri në 241 kilometra në orë.

Kjo makinë, ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit për një prerëse bari, për arritjen e shpejtësisë makimale prej zero deri në 100 kilometra në orë, për një kohë shumë të shkurtër. Që ka qëndrimi i ndaluar deri në 100 kilometra ën orë mund të arrijë për vetëm 6.2 sekonda, është është një fuqi enorme.

Jess Hawkins ka qenë prapa timonit të Mean Mower, që me aftësitë prej shoferes së garave, arriti rekordin në një pistë të mbyllur.

Ky pritet të jetë vetëm fillimi i suskseseve nga Honda, sa i përket prerëseve të barit, pasi të ngjashme mund t’i vë në të ardhmen në funksionin e duhur. /Telegrafi/