LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e ISIS-it

Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e ISIS-it

Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka mbështetur grupin militant Shteti Islamik (IS), duke transferuar mijëra euro për një luftëtar dhe një rekrut të mundshëm.

Zyra e Prokurorit Federal tha se 31-vjeçari, i identifikuar vetëm si Hasan Rejan B, u arrestua të mërkurën në zonën e Pinebergut, pranë Hamburgut, raporton AP.

Ai dyshohet për 15 akuza për mbështetjen e grupit militant Shteti Islamik dhe 11 akuza për shkeljen e ligjeve gjermane të eksportit.


Prokurorët thanë se i dyshuari ka bërë 11 transferime në vitet 2016 dhe 2017, për një luftëtar të IS-it në Siri.

Po ashtu sipas Prokurorisë, në vitin 2015, ai i ka transferuar para një personi nga Maqedonia e Veriut, i cili dëshironte të bashkohej me luftëtarët e IS-it në Siri. Në total, ai ka transferuar rreth 15,000 euro.

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, nga viti 2012 deri në vitin 2016, mbi 400 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Më shumë se 130 persona janë dënuar në Kosovë për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja mund të dënohet deri në 15 vjet burgim./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori