Kordinatori Kombëtar për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, tregon se Kosova ka marr pjesë në forumin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Tahiri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thekson se të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese.
“Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues”, shkruan Tahiri, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë i Tahirit
Kosova pjesë e Forumit Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, prezantohen reformat e arritura në qeverisje
Ishte nder për mua ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në Forumin e parë të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore që u mbajt në Ankara të Turqisë, me temën “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Në hyrje të prezantimit tim paraqita rezymenë për Republikën e Kosovës, shtetin më të ri, që këtë vit feston 20-vjetorin e çlirimit, ndaljes së represionit, vrasjeve dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit. Shpreha mirënjohje dhe falënderim për të gjitha ato vende që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin për vendin tim. Gjithashtu theksova progresin e arritur si shtet dhe si shoqëri në të gjitha dimensionet.
Në kuadrin e ndërtimit të institucioneve efektive, të përgjegjshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, po ashtu pasqyrova reformat e ndërmarra në pakon ligjore në administratën publike, funksionimin më efikas të Qeverisë (përmes Projektligjit për Qeverinë), përmirësimin e ambientit të të bërit biznes përmes uljes së barrierave (përmes Projektligjit për Inspektimet), si dhe rezultatet e arritura në politikbërjen në Qeveri, të vlerësuara tashme edhe nga raportet e Bankës Botërore.
Të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese.
Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues.
Me moton “në shërbim të qytetarëve” potencova se rezultatet e reformave në qeverisje, rrisin jo vetëm shërbimin ndaj qytetarëve por edhe vlerësimin dhe respektin për secilin shërbyes publik.
Pjesëmarrës në këtë forum ishin 41 shtete me 400 anëtarë nga sektori publik e privat, akademik dhe nga shoqëria civile. Në kuadër të këtij forumi u diskutuan të arriturat e reformave në qeverisje dhe hapat që duhet shtyrë në të ardhmen në këtë fushë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City