LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach

Haradinaj priti në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në shtetndërtimin e vendit, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Haradinaj tha se gjatë takimit është diskutuar takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Gjermaninë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës si në aspektin ushtarak, në atë ekonomik, të ndërtimit të jetës politike, e po ashtu edhe në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.


Haradinaj theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori