Përgatitjet për manifestimin e nesërmen për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë veçse kanë nisur në Prishtinë.
Për të marr pjesë në festimin e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës, kanë ardhur edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.
Mirëseardhje ish presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretares, Madeleine Albright, u kanë uruar edhe qytetarët e Kosovës të cilët kanë vlerësuar se fal këtyre dy figurave kryesore populli i Kosovës e përjetoi lirinë dhe pavarësinë.
Tejet i nderuar për ardhjen e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Kosovë po ndihet Atdhe Geci, i cili tha se Clinton është më meritori për çlirimin e Kosovës.
Sipas tij Kosova si një fshat i vogël para 20 viteve, sot ka arritur të jetë një shtet i zhvilluar.
“Ardhja e tyre është një nderim i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është një nderim i madh për popullin tonë, është një nderim i madh për flamurin dhe kombin, është një nderim i madh për çdo qytetar që në zemër e ka lirinë dhe pavarësinë….Ka ndryshime shumë të mëdha,kush di me i shikua dhe me i pa, shumë ka ndryshime ishte një katund, një fshat tani është një qytet…Mund të quhet edhe një festë kombëtare e Kosovës sepse është ardhja e më të nderuarve dhe më meritorëve për çlirimin e Kosovës”, u shpreh ky qytetar.
E Bekim Shabani ka thënë se Bill Clinton është njeri i madh i cili e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja.
“Nuk ka ma mirë si me e prit, ai neve na ka shpëtu, e presim me padurim…Ai njeri është i madh për ne”, u shpreh shkurt Shabani.
Amir Tusuni thotë se Kosova e ka obligim moral që t’i nderojë njerëzit të cilët e ndihmuan në çlirimin e saj. Tusuni ka thënë se Kosova 20 vjet pas hyrjes së NATO-s është zhvilluar shumë, madje sipas tij janë tejkaluar edhe pritshmëritë e ekspertëve.
“Vlerësoj se kanë ardhur në mesin e miqve të vet, Kosova e ka edhe obligim moral që njerëzit e tillë, kategorinë e tillë me i prit për secilin përvjetor. I 20-ti është pak më jubilar ata e kanë dhënë kontributin e vetë, nuk mundemi me e harrua atë kontribut…Pa marr parasysh aspektin e luftës Kosova për 20 vite është zhvilluar më shumë se sa që kanë pritur ekspertët sidomos ekonomik apo të fushave sociale, dhe këtë zhvillim që e ka përjetuar Kosova për 20 vite nuk besoj që e kanë pasur edhe vendet tjera”, deklaroi Tusuni, transmeton KosovaPress.
Ndërsa Mehmet Neziri thotë se pritja për ish presidentin e Amerikës, Bill Clinton dhe ish sekretaren, Madeleine Albright duhet të jetë madhështore pasi që këta persona e shpëtuan Kosovën nga gjenocidi.
Ai thotë se Kosova po të udhëhiqej nga një klasë tjetër politike do ishte edhe më e zhvilluar.
“Po e vlerësojmë si një vizitë tejet të rëndësishme edhe meritën që e kanë ata është shumë pak një vizitë me qenë ose një pritje mos me qenë madhështore,ata çka kanë bërë për Kosovën është veprimi i tyre që ne sot jemi të lirë, jemi të shpëtuar nga gjenocidi dhe nga katastrofa…Kosova është zhvilluar deri diku, mirëpo Kosova nëse do të kishte njerëzit e duhur në pushtet do të ishte shumë më shumë e zhvilluar”, theksoi Neziri.
Ish presidenti amerikan Bill Clintion, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” jan[ë pritur nga ish presidentja Atifete Jahjaga.
Ndryshe, nesër në festën e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 11:00 do nisin tubimi qendror, pastaj nga ora 14:00 do të mbahet “Ecja për liri- Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore deri te Busti i Sekretares Albright, më pas nga ora 14:35 deri në 14:50 do të përurohet busti i Albright te sheshi me emrin e saj. Në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.
Për të ofruar siguri dhe rend nëpër kryeqytet janë shtuar edhe masat e sigurisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'