LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi konstaton dorëheqjen e Gruevskit, ish-kryeministri nuk është më deputet

Kuvendi konstaton dorëheqjen e Gruevskit, ish-kryeministri nuk është më deputet

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi.

Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Pavle Bogoevski zyrtarizon dorëheqjen e paralajmëruar nga posti i deputetit
Lexo po ashtu Pavle Bogoevski zyrtarizon dorëheqjen e paralajmëruar nga posti i deputetit

Ndryshe, në vend të Nikolla Gruevskit do të vijë deputeti Gjoko Kamçev./Telegrafi/

Ky është deputeti që do ta zë vendin e Nikolla Gruevskit
Lexo po ashtu Ky është deputeti që do ta zë vendin e Nikolla Gruevskit