LAJMI I FUNDIT:

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme, caktohet edhe data

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme, caktohet edhe data

Pas humbjes me një diferencë prej 9.3% në zgjedhjet për Parlamentin Europian si dhe ato për pushtetin lokal, në 26 maj, kryeministri grek Aleksis Tsipras ashtu siç kishte deklaruar, ka vizituar presidentin e Republikës, Prokopis Pavlopoulos, dhe i ka kërkuar atij zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Si datë zgjedhjesh është përcaktuar 7 korriku dhe pas takimit është publikuar edhe dekreti presidencial që shpërndan parlamentin dhe shpall fillimin e fushatës elektorale.


“Ju kërkoj shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve kombëtare siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji zgjedhor për rinovimin e mandatit popullor”, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras, përcjell tch.

“Z. Kryeministër, e pranoj propozimin e qeverisë në bazë të ligjit 41, paragrafi 2 i Kushtetutës, ashtu si zbatohet gjithnjë ky ligj në bazë edhe të traditës parlamentare dhe praktikës sonë”, tha Prokopis Pablopoulos, President i Greqisë.

Kryeministri Tsipras, pa humbur kohë ka shpallur në mbrëmjen e së hënës edhe programin e partisë se tij Syriza, duke theksuar se nëse greket do të rinovojnë edhe një herë mandatin e qeverisë së tij, ai do të përpiqet të zbatojë reforma të cilat do të sjellin rritjen e vendeve të punës dhe paga më të larta, një sistem të drejtë taksash, një administratë më efikase, një shtet të fuqishëm social dhe sigurime shoqërore për të gjithë.

Nga ana tjetër Kyriakos Mitsotakis, rivali i Tsipras dhe kreu i opozitës konservatore Demokracia e Re që udhëheq dhe në sondazhe me diferencë të madhe, filloi fushatën nga qyteti i Patrës duke theksuar se do ulë taksat, do të zbatojë reformat më të shpejta, do të modernizojë shtetin dhe do të ushtrojë një politikë më miqësore për investimet e huaja me synim zhvillimin ekonomik të vendit.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori