Përfaqësuesja e Francës në seancën e sotme të KS të OKB-së i bëri thirrje Prishtinës të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe kërkoi nga të gjitha palët të përmbahen nga ngritja e tensioneve duke thënë se situata e tanishme nuk është e qëndrueshme.
Duke folur për operacionin e Policisë së Kosovës në veri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, diplomatja franceze theksoi se Franca mbështet luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe kontekstin lokal.
“Privilegjet dhe imunitetet e të gjithë anëtarëve të UNMIK-ut duhet të respektohen,” tha ajo, duke shtuar se duhet të bëhet një hetim për këtë rast.
Ajo gjithashtu theksoi se stabiliteti i rajonit dhe e ardhmja evropiane varet nga arritja e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, dhe se vetëm normalizimi i marrëdhënieve mund të sigurojë të ardhmen evropiane.
Ndërsa, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB përshëndeti përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të organizuar një takim për zgjidhjen e problemit dhe ftoi përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.
Ai gjithashtu mirëpriti përpjekjet e Prishtinës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe përpjekjet e UNMIK-ut për personat e pagjetur.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për një kthim në dialog dhe theksoi nevojën për zbatimin më të fortë të sundimit të ligjit.
Zëvendës ambasadori kinez në OKB, Wu Haitao, tha se Kina është e shqetësuar në lidhje me pengimin e punës së misionit të OKB-së në Kosovë dhe se arrestimi i pjesëtarit rus të UNMIK-ut ‘është i papranueshëm’.
Sipas tij, mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve është në kuadrin e Rezolutës 1244, duke theksuar se është e rëndësishme që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ndihmojë të dy palët të arrijnë një marrëveshje.
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se është ‘bërë me qëllim të shpërqendrimit të problemeve’, derisa u shpreh kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, është në kundërshtim me Rezolutën 1244.
Diplomati rus tha po ashtu se nuk ka alternativë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryesuesi i seancës së KS të OKB-së nga Kuvajti tha se duhet ndjekur me brengosje rritjen e tensioneve Prishtinë-Beograd dhe ftoi palët të përmbahen nga deklaratat nxitëse dhe veprimet provokuese, për t’i hapur rrugën drejt një arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A