LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i reagon shefit të UNMIK-ut: Zyrtari juaj pengoi aksionin kundër krimit të organizuar

Hoxhaj i reagon shefit të UNMIK-ut: Zyrtari juaj pengoi aksionin kundër krimit të organizuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të UNMIK’ut në Kosovë, Zahir Tanin, i cili tha se zyrtari rus është keqtrajtuar gjatë aksionit të policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hoxhaj e ka parë të çuditshëm faktin se 20 vjet pas miratimit të Rezolutës 1244, e cila solli paqen në Kosovë, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Tanin do ta keqpërdorte në këtë mënyrë Këshillin e Sigurimit duke përhapur lajme të rrejshme.


Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se e vërteta është që një zyrtar i UNMIK-ut ka ndërhyrë direkt duke penguar aksionin e policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në veri të vendit.

I dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kritikuar institucionet kosovare për shpalljen si person të padëshuar të zyrtarit rus të UNMIK-ut.

Tanin madje thotë se zyrtari, rus i cili u arrestua pasi pengoi Policinë e Kosovës të kryente operacionin kundër kontrabadës, është sulmuar dhe keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori