Fazliu: Kemi në dispozicion 4.930.000 euro për projekte strategjike
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, sot mori pjesë në takimin informativ për promovimin e procesit konsultativ për identifikimin e ideve për projekte strategjike në kuadër të Programit ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në kuadër të Instrumentit para-aderues-IPA 2014 -2020.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim i Delegacionit Evropian në Shkup, Nikolla Bertolini.
Ministri Fazliu përshëndeti të pranishmit në këtë event duke theksuar se ky është takimi i parë nga katër të planifikuar të cilët duhet të jenë ndihmesë e madhe për strukturat operative të të dy vendeve si dhe subjekteve të interesuara të cilët do të konkurrojnë me projekt apo projekte cilësore në suaza të këtij Programi. Aktivitetet tashmë janë në fazë të avancuar kështu që tani gjendemi para vendimeve për gjetjen e ideve të vërteta për projekte që do të jenë në të mirë të të gjithëve, theksoi ministri Fazliu.
“Në Programin për bashkëpunim ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, në dispozicion janë 4,930,000 euro. A do të absorbohen të gjitha fondet për realizimin e një ose dy projekteve strategjike do të varet nga idetë projektuese që mund të dorëzohen deri më 1 gusht të këtij viti. Duhet të kemi para sysh se kjo thirrje publike është ndryshe nga dy të mëparshmet, sepse fjala është për projekt strategjik, që do të thotë se me realizimin e tij duhet të përfitojnë më shumë njerëz. Kjo nënkupton se projekti duhet të jetë me rëndësi nacionale apo regjionale,. Fushat tematike janë të gjera, që le hapësirë për numër të madh të ideve të ndryshme projektuese. Me rëndësi është që ato të dalin nga nevojat reale të qytetarëve dhe të identifikohen përmes një procesi të gjerë konsultativ”, theksoi Fazliu.
Përndryshe, duke pasur para sysh se me këtë Program janë përshi regjioni i Pellagonisë, Pollogut dhe ai Juglindorë nga ana e Maqedonisë së Veriut ndërsa nga ana e Shqipërisë rajoni i Korçës, Elbasanit dhe Dibrës, projekti strategjik, sipas territorit, do të duhet të zbatohet në ato suaza dhe duhet të zgjidhë problemet e qytetarëve të atyre regjioneve planore. Sipas kritereve, idetë projektuese duhet të kontribuojnë për: nxitjen e turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, forcimin e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë