PTHP: Dy zyrtarë të MSHIA-së hetohen për marrje të ryshfetit nga IPA fondet
Në lidhje me ndalimet e fundit nga policia financiare dhe nga sektori për krim të organizuar në Shkup, është prononcuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni nga ku kanë thënë se janë duke u hetuar dy zyrtarë të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administriatë publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Janë bërë bastisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Itali. Pesë bastisje janë bërë në Shkup dhe Kumanovë, dhe në një ministri. Në Maqedoni janë të hetuar dy persona kurse në Itali bëhet fjalë për tetë persona. MPB deri tani ka marrë më shumë se dhjetë kompjutorë, usb dhe sd kartela për memori” thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Në aksion, sipas PTHP-së kanë bashkëpunuar OLAF, Evropravda dhe institucione tjera hetuese ndërkombëtare. I gjithë procesi ka zgjatur dy muaj ku janë marrë parasyshë gjithë faktet dhe argumentet që do të shfrytëzohen si dëshmi.
“Edhe pse nuk kanë pasur të drejtë, të njejtët kanë dhënë informacione të besueshme ndaj një subjekti rreth procesit të tenderimit. Sipas kësaj, subjekti juridik e ka fituar të drejtën për të realizuar projektin IPA, prej ku është marrë detyrim për zbatim të një projekti me vlerë prej 1.096.900 euro” thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Kujtojmë se bëhet fjalë për një sekretar shtetëror të cilit në mëngjes i është bastisur shtëpia pas arrestimit të tij. Për të njejtin do të kërkohet paraburgim, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj