Jusufi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të insistojnë për marrjen e datës (Video)
Raporti i progresit nga Komisioni Evropian edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë ishte pozitiv. Profesori i shkencave politike nga Shqipëria Islam Jusufi, shpreson se të dy vendet në qershor do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij edhe pse ka gjasa që kjo të shtyhet deri në shtator, të dy qeveritë duhet të insistojnë për marrjen e datës.
“Në Maqedoninë e Veriut klima politike është pozitive dhe e qetë sepse kjo qeveri ka pasur shumë suksese dhe shume arritje në politiken e brendshme të pajtimit popullor mes disave etnikumeve që ekzistojnë në Maqedoni, po edhe në pjesën e politikave të jashtme. Këto suksese e kanë shtyre Maqedoninë në një nivel më të lartë dhe është një sukses jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe sukses për Evropën. Ndërsa te pjesa shqiptare presim që të kemi më shumë lajme pozitive në periudhën e ardhshme”, deklaroi Profesori i Shkencave Politike, Islam Jusufi.
Ndërsa për gjendjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, Jusufi tha se nuk ka nevojë as për shkëmbim të territoreve ose ndryshim të kufijve. Sipas tij çështja duhet të zgjidhet sipas perspektivës evropiane.
“Unë kam qenë i mendimit dhe mendoj akoma se Kosova nuk ka nevojë të ndryshoj kufijtë se ardhmëria e Kosovës është në BE dhe nëse dëshirojmë të gjendet zgjidhje për Kosovën atëherë duhet të shikohet në perspektivën evropiane se sa këto problem të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë. Tentativa dhe pozita e qeverisë kosovare veçanërisht të kryeministrit Haradinaj është me realiste dhe më e kuptueshme dhe më një perspektivë më reale për Kosovën se sa alternative për ndryshimin e kufijve ose për ndonjë ndryshim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi Islam Jusufi, Profesor i Shkencave Politike.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi është ndërprerë, sepse Serbia për rifillimin e dialogut kërkon heqjen e taksës 100 % për prodhimet serbe, ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj insiston se kjo masë mund të hiqet vetëm nëse Serbia njeh kufijtë ekzistues të Kosovës dhe njohje reciproke të të dy vendeve./Rtv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës