LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Ndryshimi i kufijve çon në luftë

Lajçak: Ndryshimi i kufijve çon në luftë

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, ka thënë se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Shefi i diplomacisë sllovake në një intervistë për televizionin austriak ORF, të cilën e përcjellin meidat serbe,vlerëson se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë që të mos mund të zgjidhet.

“Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu”, tha Lajçak, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se aktualisht ka më pak besim tek partnerët në dialog, por ai nuk ka alternativë.

Ndërsa lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Lajçak thotë se ndryshimi i kufijve paraqet rrezik, dhe krijimi i shoqërive multietnike, që është edhe ideja themelore e BE-së, nuk bëhet me ndryshim kufijsh.

“Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori