Ngritja e menjëhershme e temperaturave këtë fundjavë qershori ka mbushur plazhet buzë Adriatikut me pushues vendas e të huaj.
Banjat e ujit e diellit, lojërat në bregdet dhe një kafe apo drekë buzë detit, kanë ftuar pushuesit drejt plazheve që ende vijojnë të pastrohen e bëhen gati për muajt më të ngarkuar të sezonit turistik.
“Mirë shumë. Uji është i ngrohtë. Jam me fëmijët po kënaqemi. Shyqyr se na ikin ditët e koha. Kemi dal që herët e po pastronin”, tha një pushes.
Turistë të shumtë të huaj janë akomoduar përmes agjencive turistike në hotelet përgjatë bregdetit te Durrësit. Po ka dhe turistë të tjerë që kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet shqiptare pa ndërmjetësinë e agjencive. Laura është një italiane nga Peruxhia, të cilën e solli në Shqipëri kurioziteti për të njohur vendin e origjinës së disa prej punonjësve të saj.
“Kam të punësuar 4 punëtorë shqiptarë dhe vendosa të shfrytëzoj linjën direkte nga Perugia dhe të shoh Shqipërinë. U mrekullova nga deti dhe nga hoteli e shërbimi këtu. Njerëzit mikpritës. Plazhi i pastër dhe gjithçka e mirë. Vij prej 5-6 vjetësh dhe çdo vit e më shumë vendi përmirësohet. Rrugët janë asfaltuar e janë të pastra tani. Edhe shëtitorja që po ndërtohet mes detit dhe hoteleve është një investim i mirë. Edhe ushqimi e gatimet. Çmimet janë shumë të mira”, thotë turistja italiane.
Fluksi i pushuesve, këtë fundjavë, ka lënë të kënaqur edhe operatorët turistikë që shprehen se ky sezon i vonuar u ndikua jo vetëm nga kushtet atmosferike, po dhe nga klima politike në vend.
“Sezoni është shumë i vonuar dhe shkak ka qenë moti dhe protestat që kanë ndikuar shumë. Shpresojmë që në ditët në vazhdim të vijnë dhe grupet turistike. Maji ka qenë shumë keq, po qershori ka filluar mirë dhe jemi të gatshëm për këtë sezon”, tha Arben Drazhi, operator turistik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'