Një kontejner me pesticide kineze për Shqipërinë është bllokuar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit.
Kontenieri u bllokua 3 ditë më parë nga Autoriteti Holandez i Ushqimit dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit në bashkëpunim me doganën holandeze.
Ngarkesa me pesticide u konstatua gjatë një inspektimi kufitar që autoritetet kryejnë për të shmangur hyrjen e ngarkesave të paligjshme përmes kontenierëve në zonën jashtë BE-së.
Ngarkesa me pesticidet kineze është blerë nga një kompani shqiptare që merret me import-eksportin dhe tregtinë e medikamenteve veterinare. Referuar deklaratave të dyshimta të shitësit, Nutrivet BV, një kompani holandeze, se në Shqipëri nuk bëhet regjistrim i këtyre pesticideve, po dhe të blerësit se në Shqipëri nuk ka detyrim ligjor për regjistrimin e biocideve, përfaqësuesi i Autoritetit Holandez të Ushqimit dhe Sigurisë kontaktoi autoritetet shqiptare duke tërhequr vëmendjen se në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por edhe në shumë vende të treta pesticidet duhet të testohen që të jenë të sigurta për njerëzit, kafshët, bimët dhe kështu me radhë.
Dhe vetëm nëse pesticidet janë mjaftueshëm të sigurta atëherë bëhet regjistrimi i produktit nga autoriteti përkatës, në shumicën e rasteve Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë ose Shërbimi Fitosanitar. Biocidet që përmban ngarkesa për Shqipërinë kanë emrat: Cypermethrin 100 G / L EC, Deltamethrin 50 G / L EC dhe Amitraz 125 G / L EC dhe asnjëra prej tyre nuk është e regjistruar. Pala hollandeze kërkoi informacion nëse lejohet importi i këtyre pesticideve kineze në Shqipëri dhe përdorimi i tyre nga fermerët shqiptarë.
Menjëherë kanë reaguar ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik që informuan palën holandeze se asnjë nga produktet kineze të destinuara për në Shqipëri nuk është e autorizuar të hyjë në tregun shqiptar e të përdoret në shëndetin publik. Në bazë të legjislacionit shqiptar, të gjitha produktet që tregtohen ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen procedurës së regjistrimit dhe se regjistrohen vetëm produktet të cilat janë të regjistruara më parë në një nga vendet e BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City