LAJMI I FUNDIT:

Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja (Video)

Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja (Video)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa shkuar klasa politike në legjitimim të ri popullor.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se politikanët aktual në Kosovë nuk kanë legjitimitet për të shpallur bashkimin kombëtarë.


“Legjitimiteti i dalë nga lufta sipas Weberit, i cili nuk ka ndryshuar prej fillimit të shekullit XX, nuk është i pafund. Prej luftës ti nuk mund të jesh artist, jurist, politolog, inxhinier…Për atë punë ti duhet të vishesh, krehësh, ujdisësh në kravatë dhe të dalësh në zgjedhje e të kërkosh votën e popullit ashtu siç i kanë kërkuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se politikanët i kanë kërkuar votat për të qeverisur vendin e jo për bashkim me Shqipërinë.

“Për bashkim duhet të shkojmë në zgjedhje përsëri. Aty mund të futemi në lojë edhe ne aktorët tjerë të formojmë grupacione. Nëse duan ta bashkojnë me forcë, siç thotë populli “puna mbarë pa mua”. Hajde të shohim si po bashkohet me forcë pa mua”.

“Këto çështje janë për t’u ikur dështimeve katastrofale për krijimin e një shteti normal, modest siç është Maqedonia…Kosova është çështje e sigurisë së rëndë. Këta po “shiten” si njerëz që mund t’i zgjidhin problemet e ndyta me Serbinë”.

Hasani ka thënë se çështja e problemit tonë me Serbinë është çështje e gjeneratave – çështje ekzistenciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori