Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, në një deklaratë për Telegrafin ka konfirmuar se çmimet e kafesë nuk do të rriten.
Ai ka thënë se kanë bërë presion të madh mbi Shoqatën e Gastronomëve të Prishtinës, e cila përfaqëson kafiteritë, restorantet dhe hotelet kryesore të kryeqytetit dhe mbi Odën Ekonomike të Kosovës, që çmimet e kafesë të mos rriten.
“Shoqata e Gastronomëve është tërhequr nga këto veprime jashtëligjore dhe u bën thirrje të gjitha kafiterive që nëse ndodhë një marrëveshje për rritje çmimi, atëherë shoqata tërhiqet dhe bën thirrje që të jenë në binarët e ligjit, për mbrojtjen e konkurrencës. Marrëveshja është zhbërë”.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë presion të jashtëzakonshëm në Odën ekonomike dhe në Shoqatën e Gastronomëve, që të mblidhen dhe të bëhet thirrje që kush ka bërë marrëveshje të tillë, Oda ekonomike nuk qëndron mbrapa, dhe që kush ka bërë marrëveshje të tillë të zhbëhet, përndryshe ne si institucion shtetëror do të veprojmë”, ka konfirmuar ai për Telegrafin.
Prestreshi tha se nga konstatimet që i kanë bërë, jo në të gjitha kafetë e Prishtinës ka pasur rritje të çmimit të kafesë.
“Çmimet do të rikthehen siç kanë qenë. Nga konstatimet tona, ka ndryshime të çmimeve në disa lokale – nuk është e vërtetë që në të gjitha lokalet janë rritur çmimet”, tha ai.
Ditë më parë në disa lokale në Prishtinë është rritur çmimi i kafesë. Nga 0.70 centë sa ka qenë çmimi i një makiato të vogël, ajo është ngritur në 1 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City