Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar edhe nga drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Osman Veliu dhe ai Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fazli Kadriu, kanë vizituar sot qendrat e mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për të parë nga afër gjendjen e tyre pas investimeve që janë bërë nga Komuna e Skenderajt.
Gjendja në qendrat e mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik dhe Klinë e Epërm, nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm, kjo pasi nuk është investuar për disa vite, çka ka detyruar pacientët t’i drejtohen qytetit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të marrë një shërbim sado të thjeshtë.
“Në këtë mënyrë, duke qenë se shëndetësia mbetet prioritet në qeverinë e udhëhequr nga kryetari Jashari, gjendja ka ndryshuar dhe do të ndryshojë gjithnjë më shumë, fal investimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke meremetuar hapësirat brenda dhe jashtë qendrave të mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik dhe Klinë të Epërm, si dhe me barnatore brenda tyre mirë të furnizuara. Është rregulluar infrastruktura në këto qendra, ku tashmë janë funksionale disa nga sallat ku ofrohen shërbimet shëndetësore, me qëllim që pacientët të kenë mirëqenie. Ajo që është më e rëndësishmja, e që në fakt po ndodh për herë të parë, në dy qendrat e mjekësisë familjare, në Turiqec dhe Runik, kemi zgjatur orarin e ofrimit të shërbimeve, ku mjekët tani janë në shërbim nga 8 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite. Kryetari Jashari vazhdon me përkushtim të punojë në atë mënyrë që pacienti t’i ketë sa më afër shërbimet mjekësore”, thuhet në një komunikatë të komunës së Skenderajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë