Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në forumin ndërkombëtar “GlobSec” që është duke u zhvilluar në Bratislavë ka thënë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energji, për menaxhimin e kufirit, hapjen e urës së lumit Ibër etj.
Ai tha se Kosova e ka sistemin e drejtësisë të integruar si dhe janë hequr barrikadat. Thaçi po ashtu theksoi se në Kosovë nuk ka probleme ndëretnike.
“Për herë të parë kemi pasur zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Doja të shprehja mirënjohje presidentit Vuçiq për vizitën që i ka bërë qytetarëve serb në Kosovës, gjatë fushatës. Kosova do ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe të bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Lista serbe nuk ka lejuar qytetarët që të jenë pjesë e jetës politike dhe të shkruajnë statutin e Asociacionit. Nga ana serbe duhet të punojnë më shumë për marrëveshjen e integruar të kufirit, energjisë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit tha se 90 për qind e shqiptarëve e duan dialogun dhe marrëveshjen, si dhe nuk brengosen shumë për politikën ditore.
“Kemi krijuar një ekip negociator që do të merren me dialogun dhe janë plotësisht të unifikuar. Qytetarët e Kosovës duan një marrëveshje Kosovë – Serbi që do të çonte në integrim të vendit për zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë”, u shpreh ai.
Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka reaguar duke thënë se askund në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan diçka për temat e përmendura nga Thaçi.
“Thaçi tha se ne nuk kemi bërë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe urën në Mitrovicë. Në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan asgjë për to. Ura në Mitrovicë dhe IBM-ja nuk përmenden në marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze