Inspektoriati i Punës është një nga mekanizmat kryesorë për garantimin e të drejtave të punëtorëve. Në Kosovë mbetet një nga hallkat me të dobëta të zhvillimit institucional dhe ligjor pasojat e të cilës po i vuajnë punëtorët. Duke qenë kështu, përveç që duhet të rritet numri i inspektorëve, duhet të bëhen edhe trajnime për inspektorët aktualë ne zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me shëndetin dhe parandalimin e rrezikut në vendin e punës. Shtimi i numrit të inspektorëve së bashku me reformën dhe ngritjen e resurseve profesionale, është domosdoshmëri e kohës.
Kjo nevojë u shtrua në konferencën e mbajtur për media sot nga Partia Socialdemokrate, ku folën deputetja dhe anëtarja e Kryesisë Besa Baftiu, dhe anëtari i Kryesisë, Adonis Tahiri, njëherit edhe Drejtor i Inspeksconit në Komunën e Prishtinës.
Në fjalën e saj, deputetja Baftiu përmendi të gjeturat shqetësuese në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, ku veçoi rritjen e numrit të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës nga 14 në vitin 2017 në 21 përgjatë vitit 2018. Ajo foli edhe mbi të gjeturat në raportin e punës 12 mujore të Inspektoriatit të Punës për vitin 2018.
“Aty figuron se brenda gjithë kësaj periudhe, domethënë, për një vit janë bërë vetëm 9056 inspektime, nga të cilat janë shqiptuar vetëm 270 gjoba në total. Kjo, derisa momentalisht në Kosovë numërojmë 165.268 biznese aktive, nga të cilat 9963 biznese janë krijuar vetëm brenda 2018-së. Nëse gjitha inspektimet e bëra gjatë vitit 2018 janë bërë në biznese të ndryshme, i bie që mbi 94% të bizneseve nuk janë inspektuar asnjëherë. E kur dihet që një numër i tyre janë inspektime të përsëritura, del që përqindja e bizneseve të painspektuara është edhe më e madhe. Për ta konkretizuar edhe më tej këtë gjendje të rëndë, theksojmë që në vitin 2018 më i madh është numri i bizneseve të krijuara sesa i inspektimeve të bëra – pra janë 9963 biznese të reja në vitin 2018 dhe vetëm 9056 inspektime brenda këtij viti nga Inspektoriati i Punës”, theksoi deputetja Besa Baftiu, duke nënvizuar se gjatë kësaj periudhe 22 punëtorë kanë humbur jetën e 125 të tjerë janë lënduar në vendin e punës.
Më tej, u theksua edhe përqindja e lartë e fëmijëve në marrëdhënie të punës, derisa inspektorët nuk e kanë raportuar asnjë rast të tillë përgjatë vitit 2018, duke u potencuar se informaliteti në punë është sfidë e madhe e Inspektoriatit të Punës, por në një rast të këtillë, kur viktimë e tij janë të miturit, tejkalimi i kësaj situate bëhet shumë më urgjent.
Tutje, Adonis Tahiri foli sesi Inspektoriati i Punës është organi me përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve dhe luftimin e padrejtësive që iu bëhen atyre.
“Partia Socialdemokrate përmes deputetëve do të angazhohet në kuvend në dizajnimin e infrastrukturës ligjore për funksionimin dhe kompetencat e inspektoriatit të punës. Mirëpo, infrastruktura ligjore nuk ka asnjë vlerë përderisa mekanizmi themelor për zbatimin e tij nuk e kryen punën e vet, prandaj dhe duhet të rritet numri i inspektorëve, duhet të bëhen edhe trajnime për inspektorët aktualë ne zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me shëndetin dhe parandalimin e rrezikut në vendin e punës”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ky është kompleksi që po ndryshon standardet e jetesës në Kosovë
Aeroporti i Prishtinës lehtëson fluturimet, lanson “Self Check-in” dhe “Self Bag Drops” për udhëtarët
Rruga juaj drejt bukurisë fillon me zbritjet e hatashme për Black Friday në ASA Medical Aesthetics
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A