Në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, banorët e komuniteti serb janë duke u munduar që të ndërtojnë banesa shumë katëshe për banim.
Mirëpo një gjë të tillë nuk janë duke e lejuar banorët shqiptarë të cilët janë banorë të asaj lagje.
Skender Rama, banor i lagjes “Kroi i Vitakut” në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka treguar se pse nuk janë duke lejuar ndërtimin e këtyre banesave shumë katëshe të dedikuar enkas për komunitetin serb.
Ai tha se të shtunën e kaluar një kompani serbe kishte ardhur për të filluar ndërtimin e banesës për komunitetin serb, mirëpo këtë nuk e kishte lejuar Rama.
Për të mos mjaftuar kjo, sipas tij pas dy dite vjen një tjetër kompani shqiptare, me arsyetimin që ata ishin kontraktuar për ndërtimin e banesës, mirëpo as këtë kompani banorët e lagjes “Kroi i Vitakut”, nuk ia kishin lejuar, transmeton Telegrafi.
Arsyeja e Ramës për mos lejimin e këtyre ndërtimeve është se para pesë viteve ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri ia kishte ndërprerë punimet e shtëpive të banorëve serb të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat shtëpi ishin djegur gjatë bombardimit të NATO-s, në vitin 1999.
“Fillimisht të shtunën në orën 8:30 kanë ardhur një kompani serbe për të bërë ndërtimin e një banese shumë katëshe. Kam dal në vendin e ngjarjes dhe kam kërkuar që të ndërpriten punimet me të vetmin arsyetim që unë kam. Para 5 vjetëve kur janë ndërtuar banesat tjera, Edita Tahiri ka ardhur dhe i ka ndërprerë punimet tek ndërtesat. Pas bisedimeve është lejuar që të ndërtohet banesa gjashtë katëshe me qëllim që të fillohet ndërtimi i pjesës tjetër të lagjes ‘Kroi i Vitakut’, të cilat shtëpi janë djegur në vitin 1999 kur ka filluar bombardimi i NATO-s”, tha ai.
Rama thotë se nuk duan konflikte me komunitetin serb, dhe se lagja “Kroi i Vitakut”, siç tha ai është një hapësirë e vogël për ndërtimin e këtyre banesave shumë katëshe.
Ai sqaroi se edhe pse serbët kanë bërë masakra në këtë pjesë, ata prapë nuk janë kundër ndërtimit të shtëpive të tyre, mirëpo kjo gjë le të ju lejohet edhe banorëve shqiptarë.
“Të gjitha këto banesa që janë këtu, shtatë banesa shumë katëshe janë serb prej Mitrovicës deri në Prizren. Janë ardhacak. Nuk kemi pengesa me banorët serb që janë pjesë e kësaj lagje edhe pse ata na i kanë djeg shtëpitë, na kanë vra, na e kanë marr Kadri Kadriun të cilin e kanë vra këtu , ku kufomën e kemi gjet në tunelin e parë. Është vrarë aktivisti Latif Berisha në derën e shtëpisë këtu. Me leje të kujt vijnë ata këtu që të ndërtojnë banesa. As nuk ka parqe, as korrigjo. E fëmijët e tyre luajnë në rrugë ku kalojmë dhe ne. E ne po duam t’i ikim konflikteve ”, shtoi tutje Rama.
E sa i përket ndërtimit të banesave shumë katëshe, Rama tha se lagja është duke u ngulfatur dhe se janë kundër degradimit të hapësirës.
“Për ndërtimin e shtëpive tonë na kanë ndihmuar qeveria. Ne jemi kundër degradimit të hapësirës në një pjesë shumë të vogël. E jo të na ngulfasin neve, sepse nëse vazhdon ndërtimi i banesave shumë katëshe në Kroin e Vitakut ne po e lëshojmë krejt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj