LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Me vizitën e fundit në Berlin, Haradinaj theu izolimin ndërkombëtar (Video)

Mushkolaj: Me vizitën e fundit në Berlin, Haradinaj theu izolimin ndërkombëtar (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se vizita e Haradinajt në Berlin ishte një mesazh i mirë për Kosovën, pasi sipas tij “u thye një izolim ndërkombëtar”.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me vizitën në Berlin, Haradinaj ka thyer një izolim ndërkombëtar.


“Mos të harrojmë se deri tash ne nuk kemi pasur vizita zyrtare të nivelit kaq të lartë. Kemi pasur njëfarë izolimi me përjashtim të këtyre konferencave ku kanë shkuar, qoftë Kryeministri apo Presidenti”.

Analisti ka thënë se vet vizita e Haradinajt është në mesazh pasi Gjermania ka fuqinë më të madhe brenda Bashkimit Evropian.

“Një mesazh tjetër i kësaj vizite është vazhdimi i Samitit të Berlinit pasi Gjermania bashkë me Francën kanë marrë rolin drejtues në bisedime, pasi zonja Mogherini ka dalë nga kompetencat e saj që ka pasur në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj ka thënë se pa një ujdi mes SHBA-së dhe Gjermanisë nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Vizita është mesazh i çartë se Gjermania është e përfshirë seriozisht në çështjen e rëndësishme siç është marrëveshja Kosovë-Serbi. Siç është bërë e çartë kjo marrëveshje do të mbështetet në kufijtë e Kosovës që ka shpallur në vitin 2008”.

Analisti ka thënë se taksa ndaj Serbisë duket të jetë një çështje teknike dhe deri tash sipas tij nuk është kërkuar domosdoshmërisht që taksa të largohet për të vazhduar dialogu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori