Numri i lindjeve në Kosovë çdo vit ka shënuar rënie. Faktorët kryesorë po shihen të jenë migrimi, planifikimi familjar dhe Ligji i lehonisë.
Sipas drejtorit të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismaili, që nga paslufta ka rënie të lindshmërisë në vend, por ulja e numrit të të lindurve po vërehet dukshëm në tri vitet e fundit.
“Çdo vit që nga paslufta ka rënie të numrit të lindjeve në Kosovë. Shembull, në vitin 2016 kemi 10,139 lindje. Në vitin 2017 kemi 10,161. Në vitin 2018 kemi 9,963 lindje, ndërsa deri më 22 maj të këtij viti kemi 3,566 lindje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jakup Ismaili.
Ndërsa për sociologun Leutrim Sahiti, shkaktar i rënies së natalitetit, është planifikimi familjar.
“Ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në rënien e numrit të lindjeve në Kosovë është pikërisht ndryshimi i stilit të jetës pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe shndërrimi i familjes nga familja e gjerë në familje bërthamë”, tha sociologu Leutrim Sahiti, përcjell Telegrafi.
Për qytetarët, ligji aktual i punës dhe i lehonisë nuk po i stimulon lindjet.
“Kisha preferuar që në Ligjin e ri pjesa e pushimit të lehonisë që është pa pagesë të bëhej me pagesë. Ndoshta kjo i kishte stimuluar lindjet. Mirëpo edhe kohëzgjatja e lehonisë për nënat të zgjatej në më shumë se një vjet”, deklaroi prindi Valon Mejzinolli.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i lindjeve në Kosovë në shtatë vitet e fundit ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'