LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Strasburg

Maqedonia e Veriut në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Strasburg

Maqedonia është në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Vitin e kaluar deri te kjo gjykata janë dorëzuar 370 ankesa nga ku 234 janë pranuar dhe 136 janë refuzuar. Gjykata shqiptuar 12 vendime ku përfshihen 15 lëndë ndërsa shteti duhet të paguajë 125.000 euro në bazë të këtyre vendimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme të komisionit anketues kuvendar u prezantua raporti për vitin 2018 si dhe disa raste ku shteti ka humbur. Gjykata e Strasburgut ka marrë vendim se në ‘rastin Asani’ që ka të bëjë me vrasjen e tre policëve në hyrje të Haraçinës ku u shqiptuan dënime të përjetshme ka shkelje të procedurës, përkatësisht dëshmitarët nuk janë dëgjuar në seancë dhe me këtë është kufizuar mbrojtja e tyre.


Gjykata ka marrë vendim se Velija Ramkovskit dhe Bajrush Sejdiut u janë shkelur të drejtat për shkak se është vazhduar paraburgimi pa pasur arsye.

Vitin e kaluar gjykata ka marrë vendim në favor të zëvendësministrit Jani Makraduli ku i është shkelur liria e shprehjes.

Ky komision e shqyrtoi edhe raportin e komisionit për mbrojtje dhe diskriminim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori