LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit

Tevdovski: Nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit

Të ardhurat në buxhet janë sipas asaj që është planifikuar, kemi pagesë të shkëlqyer, kjo nënkupton se Buxheti mund të sigurojë realizim të të gjitha shpenzimeve që janë në të, gjegjësisht që janë votuar nga ana e Kuvendit, deklaroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ribalancin e paralajmëruar të Buxhetit, tha se gjithnjë në vitet e kaluara janë bërë korrigjime në periudha të ndryshme të vitit, gjithnjë kur ka pasur nevojë për këtë.

Tevdovski, në lidhje me rekonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë, theksoi se është i përkushtuar në avancimin e sistemit të financave publike dhe jep mbështetje të potë për vendimet e kryeministrit.


“Personalisht jam përkushtuar në reformat, i përkushtuar që t’i ndryshojmë punët për më mirë, ta avancojmë sistemin e financave publike në vend. Dje kishim rastin dhe folëm për këtë edhe në Bruksel, mu më vjen mirë që edhe prej atje kemi vlerësime pozitive për atë se ku lëvizim, në drejtim të mirë është edhe sistemi i financave publike”.

“Kam besim dhe mbështetje të plotë për aktivitetet të cilat i ndërmerr kryeministri, sepse ai arriti që vendin ta lëviz në drejtim të duhur për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Për secilin vendim të tij unë jap mbështetje të plotë”, tha Tevdovski./Telegrafi/