LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq mbështet përcaktimin e kufirit me Kosovën

Vuçiq mbështet përcaktimin e kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se përcaktimin e kufirit me shqiptarët e ka quajtur “diçka të guximshme” kur e ka propozuar, duke besuar se është “diçka më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”, por sipas tij ishin qytetarët që dolën kundër dhe se këtë mesazh ai e ka kuptuar mirë.

Ai ka shtuar se i ka rënë popullariteti pas seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën ka “folur shumë hapur dhe me sinqertitet për këtë temë duke mos dashur të anashkaloj qytetarët”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij “referendumi sa i përket çështjes së Kosovës… do të mund të thirrej, nëse do të ketë diçka t’i ofrojë popullit, megjithatë ka pranuar se nuk ka një propozim konkret”.


“Kam propozuar, guximshëm dhe shumë hapur, diçka që më ka kushtuar me popullaritet. Kam thënë se jam për përcaktimin e kufirit me shqiptarët dhe nuk turpërohem për këtë”, ka deklaruar Vuçiq në televizionin Prva.

Ai konsideron se një gjë e tillë “është më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët, por se populli serb ishte kundër një propozimi të tillë”.

“E kam kuptuar shumë mirë gjithçka që është folur dhe çfarë kanë treguar hulumtimet e opinionit, pasi i shqyrtoj me shumë kujdes për dallim nga të tjerët, sepse kur na bie popullariteti i di arsyet dhe nuk i fsheh”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori