LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi udhëheqësen e DIR-it amerikan: Anëtarësimi në NATO do të jetë i shpejt, shkak i rolit vendimtar të SHBA-ve

Thaçi takoi udhëheqësen e DIR-it amerikan: Anëtarësimi në NATO do të jetë i shpejt, shkak i rolit vendimtar të SHBA-ve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur udhëheqësen e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Ky ekip, sipas Thaçit, e kishte përkrahur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2014, pas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

“Duke ditur rolin vendimtar të SHBA-së në NATO, jemi të sigurt se procesi i integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të jetë shumë më i shpejt”, u shpreh Thaçi.


Ndërsa, udhëheqësja e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në SHBA, Abigail Robinson, theksoi se nga viti 1999 ka qenë nder dhe privilegj për të që të merret me Kosovën dhe të kontribuoi në procesin e shtetndërtimit dhe të krijimit të strukturave të sigurisë në Kosovë.

“Kam qenë e lumtur që kam punuar në Kosovë dhe për Kosovën gjatë këtyre viteve”, ka thënë Robinson.

Presidenti Thaçi dhe Robinson u shprehen të bindur se bashkëpunimi ndërmjet ekipit të DIR-it amerikan dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori