Janë harxhuar miliona për mjedisin jetësor, por nuk ka ajër të pastër në Maqedoni
Mbi shtatë milion euro ka ndarë Bashkia e Shkupit gjatë pesë viteve të kaluar, për mbrojtje të ambientit jetësor, periudhë në të cilën shpesh është raportuar se Maqedonia është në mesin e vendeve më të ndotura në botë.
Por, më shumë se gjysma e kësaj shume ose gati katër milion euro, me rebalanc të buxhetit janë ridedikuar për vite tjera. Mjete për mbrojtje të ambientit jetësor, kanë ndarë edhe komunat tjera të Shkupit, për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe largimin e mbeturinave komunale.
Gjithsesi, edhe përkundër këtyre lëvizjeve ambicioze, masa konkrete dhe efekte për uljen e ndotjes së ajrit në vitet e kaluar nuk ka pasur. Në rajonin e Shkupit, 1205 persona në vjet e humbin jetën si pasojë e ndotjes së ajrit, ndërsa në rajonin e Tetovës në vit vdesin 265 persona si pasojë e ajrit të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dragan Gjorgjev, i cili është ekspert i fushës dhe kryetar i Këshillit për shëndet publik, deri tani ka marrë pjesë në hartimin e 4-5 planeve aksionare për luftë kundër ndotjes, thotë se deri asnjëri prej tyre nuk janë realizuar.
Në studimin “Zbatimi i metodave për vlerësimin e rrezikut në kushtet e ndotjes së lartë të ajrit në Maqedoni”, thuhet se numri i personave që ndërrojnë jetë nga ndotja e ajrit vazhdimisht rritet, edhe përkundër rritjes së buxhetit për menaxhim me ndotjen e ajrit.
Buxheti i programeve për ambientin jetësor gjatë pesë viteve të fundit ka shënuar rritje. Nga 3.75 milion denarë në vitin 2014, në 186 milion denarë në vitin 2019. Por fjalori i programeve nuk ndryshohet.
Programi për ambientin jetësor që e ka përpunuar Sektori për mjedis jetësor i Bashkisë së Shkupit nuk ka dallime të mëdha, gjatë tre viteve të fundit. Në fakt lexuesi i thjeshtë mund të mendojë se bëhet fjalë për program identik, pasi në përmbajtjen e tyre nuk është ndryshuar asnjë presje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj