Pas një dekade rritje ekonomike, papunësia është në nivelin më të ulët dhe vendet e lira të punës janë në nivelin më të lartë që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.
Gati dy të tretat e firmave gjermane ankohen për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, prandaj Gjermania ka filluar të kërkojë për ta jashtë Bashkimit Evropian.
Sipas The Economist, përcjell Telegrafi, rritja modeste e pagave në Gjermani sugjeron që nuk ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, por nëse do të shkonim për një vizitë në zemër të një prej rajoneve më të rëndësishme gjermane të industrisë së prodhimit në Baden-Württemberg, do të përballeshim me një këndvështrim krejt tjetër nga ana e punëdhënësve.
“Nëse ne vendosim njoftime në gazeta të ndryshme se kërkojmë të punësojmë punëtorë, sugjerimet që marrim është zero”, shprehet me keqardhje Peter Kaufmann, i cili drejton një firmë ndërtimi në Oberstadion, një fshat pranë Ulm.
Ai thotë më tej se do të dëshironte ta rriste nga 100 në 150 numrin e punëtorëve, në rast se do të gjente më shumë muratorë dhe marangozë. Edhe sektorë si ai i turizmit apo kujdesi ndaj të moshuarve po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Nëse miratohet Ligji për Emigracionin e Punëtorëve të Kualifikuar, duke filluar nga viti 2020, do të zgjerojë rregullat që përfshijnë si të diplomuarit e huaj ashtu edhe punëtorët, të cilët kanë marrë trajnime të ndryshme profesionale. Kompanive dhe firmave të ndryshme nuk do t’u duhet më, që të favorizojnë shtetasit e BE-së, gjë që do të thotë se ato mund të punësojnë emigrantë nga jashtë BE-së, për aq kohë sa këta të fundit të flasin mirë gjermanisht dhe janë trajnuar për të punuar sipas standardeve gjermane.
Sipas sistemit “të edukimit të dyfishtë” [sistem që kombinon teorinë në shkolla me praktikë konkrete pranë kompanive] të Gjermanisë, rreth gjysma e atyre që kanë braktisur shkollat janë trajnuar për të punuar më pas në një prej 330 profesioneve të rregulluara, që nga ata që lidhin librat e deri tek ata që merren me prodhimin e termometrave. Ky sistem, me rrënjë të thella në historinë gjermane, nuk është i krahasueshëm me asnjë sistem tjetër jashtë Evropës, gjë të cilën e kanë mësuar në kurriz të tyre refugjatët sirianë që mbërritën në Gjermani me profesione si bukëpjekës apo shoferë kamioni.
Prandaj, sipas këtij Ligji, Qeveria gjermane ka vendosur se do të pranojë në Gjermani rreth 25 mijë njerëz në vit, të paktën në fillim. Punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, të cilët tashmë gëzojnë qasje të veçantë në Gjermani, do t’u duhet të presin deri në një vit që t’i plotësohen të gjitha proceduarat e aplikimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës