Ju keni pothuajse 50 për qind më shumë testosteron kur nuk masturboni një javë
Ka shumë thashetheme e keqkuptime që ekzistojnë për shmangien e masturbimit te meshkujt
Disa grupe në komunitetet online, siç është “Reddit”, e inkurajojnë njëri-tjetrin të abstenojnë nga filmat pornografikë duke pohuar se do të kenë seks më të mirë, nivel më të lartë të testosteronit dhe vetëbesim më të lartë si rezultat i vetë-ndalimit të masturbimit.
Por, a është e vërtetë se ndikon në shëndetin tuaj abstenimi nga masturbimi?
Këtë kanë dashur ta zbulojnë hulumtuesit nga universiteti Zhejiang.
Shkencëtarët ua kanë kontrolluar nivelet e testosteronit grupit të meshkujve që abstenojnë nga masturbimi për një javë.
Gjatë shumicës së javës, luhatjet e testosteronit kanë qenë minimale.
Sidoqoftë, në ditën e 7-të, hulumtuesit kanë zbuluar se nivelet e testosteronit kanë shënuar një rritje masive prej 145% të nivele të tyre bazë.
Ky është një nivel shumë i lartë i testosteronit, transmeton Telegrafi.
Por, përse u nevojitet njerëzve më shumë testosteron? Epo, për shkak se nivelet e testosteronit janë përgjegjëse për shumë gjëra, e jo vetëm për epshin seksual.
Niveli i testosteronit e rritë potencialin për rritje të muskujve duke e detyruar trupin ta rritë sintezën e proteinës, sipas “Journal of Applied Physiology”.
Ndërkaq nivelet e ulëta të testosteronit janë faktor kontribuues i rënies së flokëve, shtimit të peshës dhe zvogëlimit të densitetit të eshtrave.
Është ende e paqartë se përse nevojiten saktësisht 7 ditë për këtë efekt, por ka edhe mënyra tjera të sigurta për t’i rritur nivelet e testosteronit.
Universiteti i Bostonit ka zbuluar se ejakulimi i shpeshtë ndërlidhet me një zvogëlim të rrezikut të kancerit në prostatës, prandaj shmangia e masturbimit mund të mos jetë edhe aq ide e mirë.
Sidoqoftë, ju mund ta kombinoni një dietë të përbërë me ushqime që e rrisin testosteronin me ushtrime fizike që janë dëshmuar se po ashtu e rrisin testosteronin dhe kështu do t’i keni të gjitha përfitimet e testosteronit pa e shmangur masturbimin apo seksin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje