Bashkëveprimi i institucioneve është vendimtar për sigurinë e internetit dhe parandalimin e lajmeve të rreme, thonë ekspertët e mediave në Maqedoninë e Veriut.
Këto komente vijë pas deklaratës kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë qëndrimit në Shkup me ç’rast ka theksuar se për luftuar propagandën, e cila bëhet përmes lajmeve të rreme, janë të nevojshme debatet e hapura, mediat e lira dhe gazetarët që përhapin të vërtetën.
Biljana Petkoska nga Instituti i Mediave në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se është fakt se propaganda përmes lajmeve të rreme është pjesë përcjellëse e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri Atlantike. Ajo thotë se prapa tyre qëndrojnë qendra të fuqishme politike, që nuk e duan Maqedoninë e Veriut në NATO.
“Bëhet fjalë për një propagandë e cila realizohet përmes lajmeve te rreme, të cilat bëhen këtu, por ato porositen me gjasë nga qendra të fuqishme politike dhe ekonomike jashtë vendit, të cilat janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ky proces besoj se do të vazhdojë edhe më tej, duke pasur si qëllim dezinformimin e opinionit”.
“Si kundërpërgjigje më e mirë ndaj lajmeve të rreme besoj së është koordinimi më i mirë i institucioneve. Veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me sigurimin në kohë të informacioneve të besueshme nga ana e institucioneve për të përgënjeshtruar informacionet që plasohen për qëllime të caktuara e që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën”, thotë Petkoska.
Ndërkaq, njohësi i mediave sociale, Fadil Veseli thotë se Maqedonia e Veriut mbetet vendi që prodhon lajme të rreme për shkak se përmes tyre mund të sigurohen mjete të konsiderueshme financiare.
“Trendi i lajme të rrejshme është në rritje pasi që njerëzit që prodhojnë lajme të tilla, përmes klikimeve kanë përfitim material. Besoj se pikërisht për këto vitet në vazhdim i gjithë fokusi do të jetë në parandalimin e lajmeve të rrejshme, për faktin se trendi botëror është kah informimi i shpejtë dhe në këtë drejtim përdorimi i telefonave të mençur si mjet informimi dikton një ritëm të shpejtë të gazetarisë që unë e quaj ‘lajme të shpejta’, dhe në kuadër të kësaj gazetarie një pjesë e caktuar këtë e shfrytëzon për prodhimin e ‘fake news’”, thotë Veseli.
Ai shton se për Maqedoninë e Veriut mbetet sfidë përfshirja e përdorimit të internetit në korniza juridike, në përputhje me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Maqedonia e Veriut si shtet ka një problem të madh – përfshi këtu dhe vendet e tjera të Ballkanit – shfrytëzimi i internetit llogaritet si diçka që është jashtë Maqedonisë, ndërkohë që vendet e zhvilluara evropiane e kanë të rregulluar këtë çështje”, thotë Veseli.
Në këtë drejtim, Biljana Petkoska nga Instituti i Mediave në Maqedoni të Veriut, thotë se janë institucionet ato që duhet të vendosin në funksion të gjitha mekanizmat për të mbajtur të sigurt qytetarët, që të mos bien pre e lajmeve të rreme.
“Siguria e internetit, siguria kibernetike janë çështje për të cilat kompetente janë institucionet e shtetit dhe sigurisht duhet të tregohen më syçelë në këtë periudhë”, thotë Petkoska.
Ndryshe, dikasteri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar ditë më parë bashkëpunimin me komandën kibernetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas informacionit se SHBA-ja kanë ndërmarrë masa konkrete kundër sulmeve të internetit ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike në disa shtete të Evropës Lindore, ku bën pjesë dhe Maqedonia e Veriut./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj