LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Gjakovë, vetura godet një fëmijë 6 vjeçar

Aksident i rëndë në Gjakovë, vetura godet një fëmijë 6 vjeçar
Foto: Ilustrim/Arkiv

Aksident i rëndë në Gjakovë, vetura godet një fëmijë 6 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku një veturë ka goditur një fëmijë 6 vjeçar.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo ka treguar se fëmija është dërguar për në QKUK në gjendje të rëndë.

“Me datë 04.06.2019 në ora 08:50, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në rrugën ,, Pashko Vasa” në lagjen ,, Dardania” në Gjakovë.

Me të marr informacionin patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’ rast kanë kuptuar se përderisa një automjet ka qenë në lëvizje kishte goditur një këmbësorë, fëmijë të moshës gjashtë vjeçare i cili pas dhënies së parë në spitalin rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/