Një dyshim, një hezitim, pastaj gjithçka qartësohet falë një klikimi: çdo ditë, miliona përdorues të rrjetit në mbarë botën e shfrytëzojnë mundësinë e përkthimit “online”. Inteligjenca artificiale mund të dëshmohet një ndihmë e vyer; algoritmet mësojnë gjuhën e natyrshme të njeriut, synojnë korrigjimet e gabimeve e madje tentojnë edhe kapërcimin e pengesave të përkthimit letrar. E ndërsa suksesi i tyre është i madh, ai nuk është i pakufishëm.
Inteligjenca artificiale mund të bëjë shumë gjëra, por ka diçka të cilën ajo nuk arriti ta bënte: përkthimin e dorëshkrimit Voynich, i konsideruar si “libri më misterioz i botës”. Kodiku me ilustrime daton që në shekullin XV, i krijuar me një sistem shkrimi që nuk është deshifruar ende.
Në të është përdorur një alfabet i panjohur, ka ilustrime bimësh që nuk janë arritur të identifikohen, diagrama astrologjike, kështjella e dragonj; duket gati si harta e një parku antik, por shkencëtarët mendojnë se mund të jetë edhe ndonjë përmbledhje e karakterit mjekësor.
Kopja e vetme e tij ruhet me shumë kujdes në bibliotekën e librave dhe dorëshkrimeve të rralla në universitetin amerikan të Yale. Një sërë studiuesish janë përpjekur ta zbardhin përmbajtjen e këtij libri, por pa sukses. Të fundit që e provuan, një grup shkencëtarësh kanadezë, vendosën të përdornin algoritmet.
Rezultati qe thuajse një dështim. Algoritmi i tyre u tha se kishte mundur të identifikonte në dorëshkrim një idiomë hebraike, por ekspertët thonë se ai është “trajnuar” vetëm për gjuhët e ditëve tona, ndërsa dorëshkrimi me karbon daton në shekullin XV. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPLAK BUDALLA
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe