LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi merr mbështetje nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Vasfije Krasniqi merr mbështetje nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Kanadës, Justin Trudeau.

Ajo ka falënderuar kryeministrin Trudeau dhe ka thënë se falë tij zëri i të dhunuarve në Kosovë do të jetë më i fuqishëm.


“Faleminderit kryeministër Justin Trudeau, ministre Maryam Monsef që jeni mbështetës të shquar i të drejtave të grave. Me mbështetjen tuaj, zëri i 20000 grave dhe burrave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë, është më i fortë”, ka shkruar Vasfije Krasniqi-Goodman në Twitter. /Telegrafi/