LAJMI I FUNDIT:

Detaje për vrasjen e Pinos, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarën e dytë

Detaje për vrasjen e Pinos, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarën e dytë

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, sot është marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër personit të dytë që akuzohet për vrasjen e Pinos.

Prokuroria dha urdhër në MPB të zbatojë kontrolle shtesë dhe nga prokurori publik janë pyetur disa dëshmitarë. Bë bazë të kontrolleve të bërë, PThP do të ngrisë procedurë edhe kundër të dyshuarës për shkak dyshimeve se ka kryer vrasje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Natën e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, e dyshuara që është 22 vjeçe dhe banore e Shkupit e ka thirr tashmë të ndjerin në Gjorçe Petrov edhe pse e ka ditur se në takim do të jetë prezent i dyshuari i parë për vrasjen me qëllim për ta vrarë të ndjerin. Kur ka arritur i dyshuari i parë me armë zjarri ka kërcënuar viktimën, dhe që të tre kanë shkuar drejt Haraçinës dhe pasi që kanë arritur të dyshuarit kanë pasur diskutime verbale me viktimën, me çka i dyshuari i parë ka përdor armën që ka çuar në pasoja fatale.


E ëma e Pinos: Ma vranë djalin dhe kanë fshehur që ta copëtojnë kafshët, kërkoj dënim maksimal
Lexo po ashtu E ëma e Pinos: Ma vranë djalin dhe kanë fshehur që ta copëtojnë kafshët, kërkoj dënim maksimal

E dyshuara ka kontribuar në kryerjen e vrasjes për shkak se ka thirrur viktimën dhe ka qenë prezent në momentin e vrasjes dhe ka marrë pjesë në bartjen e trupit të ndjerit dhe fshehjes së tij në fshatin Luboten.

Prokurori publik vlerësoi se janë plotësuar kushtet për paraburgimin e të dyshuarës së dytë./Telegrafi/