LAJMI I FUNDIT:

Mendohej i ndëshkuar në një kamp pune, zyrtari koreano-verior shfaqet në krah të Kim Jong-unit (Foto)

Mendohej i ndëshkuar në një kamp pune, zyrtari koreano-verior shfaqet në krah të Kim Jong-unit (Foto)

Një zyrtar i lartë koreano-verior, i cili raportohej se ishte dërguar në një kamp pune, është parë teksa merrte pjesë në një koncert të fundjavës së bashku me udhëheqësin Kim Jong-un, sipas asaj që njofton media shtetërore e vendit komunist.

Të premten e kaluar, Kim Yong-chol u raportua se ishte dërguar në një kamp riedikumi në shenjë ndëshkimi. Por, media koreano-veriore e tregoi atë gjatë një performance muzikore me zyrtarë të tjerë të vendit, gjë që e konfirmon edhe një listë pjesëmarrësish.

Megjithatë, në foton e publikuar, diplomati duket teksa mbulon pjesërisht fytyrën me duart e tij.


Kim Yong-chol, dikur një ekspert spiunazhi, është përshkruar si krahu i djathtë i udhëheqësit të Koresë së Veriut. Ai ka udhëtuar madje në Shtetet e Bashkuara gjatë janarit, për të përgatitur samitin e dytë mes Kim Jong-unit dhe presidentit Trump, që u zhvillua në Vietnam.

Raporti i së premtes mbi “zhdukjen” e Kim Yong-chol vinte bashkë me citimin e një burimi anonim nga një gazetë koreano-jugore. Ajo shkruante gjithashtu se Kim Hyok-chol, dikur i dërguar i Koresë së Veriut në SHBA, ishte ekzekutuar në një aeroport në Penian. Hyok-chol ka qenë një tjetër figurë kyçe e bisedimeve përpara se samiti mes Veriut komunist dhe Shteteve të Bashkuara të zhvillohej në shkurt.

Edhe pse ai nuk ishte mes pjesëmarrësve të shfaqjes së të dielës, media shtetërore e vendit komunist nuk ka raportuar ende ndonjë ekzekutim apo ndëshkim për të, ndaj vendndodhja e tij mbetet ende mister.

Gjithsesi, pjesëmarrja e raportuar e Kim Yong-chol në koncertin e së dielës nuk garanton se ai nuk është fajësuar apo ndëshkuar për dështimin e bisedimeve në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Ajo që konsiderohet e vërtet është vështirësia për të verifikuar raportime të tilla në lidhje me personalitete koreano-veriore të dënuar apo ekzekutuar, të cilat shpesh rezultojnë edhe të pasakta. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori