Në një kohë që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues të opozitës, tubuesve i është bashkuar dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Protestësi janë bashkuar edhe drejtuesit të LSI-së, të cilët kryesohen nga Petrit Vasili. pasi në këtë mungon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është nisur për një udhëtim jashtë vendit.
Fjalimi i liderit demokrat Lulzim Basha para kryeministrisë çeli zyrtarisht protestën e shtatë të opozitës në orën 19:45. Fjala e kryedemokratit u shoqërua jo vetëm me ovacionet e mbështetësve që në kor thërrisnin “Rama ik”, por edhe me zhurmën e vuvuzelave dhe shpërthimeve të disa kapsollëve.
Vazhdimisht gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës jokuvendore kërkoi mbështetjen e militantëve dhe simpatizantëve në tubim, që të therrasin “Rama ik”. “Le ta dëgjojë tek bunkeri ku është fshehur. Bëjeni ta dëgjojë gjithë bota tani: Rama ik”, ju drejtua Basha.
Më tej ai vazhdoi të radhisë sipas tij, arsyet përse duket larguar nga pushteti kryeministri Edi Rama.
“Zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja që keni vërshuar në këtë marshim të paparë. Keni derdhur në shesh energji dhe vendosmëri. Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe kam nderin dhe pirvilegjin të flas në emër të gjithë shqiptarëve të mbledhur të vendosur. Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të tradhtuar nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh. Le ta dëgjojë zërin tuaj e gjithë bota tani. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet”, u shpreh Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete