LAJMI I FUNDIT:

“Personat me nevoja të veçanta s’kanë të drejta dhe mundësi të barabarta me qytetarët tjerë”

“Personat me nevoja të veçanta s’kanë të drejta dhe mundësi të barabarta me qytetarët tjerë”

Personat me nevoja të veçanta nuk kanë të drejta dhe mundësi të barabarta me qytetarët tjerë dhe cilësia e jetës së tyre është vlerësuar me numri në hetimin e mendimit publik në temën “Cilësia e jetesës me pengesë”, zbatuar nga emisioni ‘Detektor’ në TV Sitel.

Shumica e qytetarëve janë të mendimit se personat me nevoja të veçanta nuk kanë kushte të mjaftueshme për jetë cilësore (51.1%), përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me ligjin e ri për mbrojtje sociale ka përmirësim të kushteve për jetë për personat me aftësi të kufizuara”, thotë këshilltari i posaçëm i mbrojtjes sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Dushan Tamoshiq duke përmendur avancimin e kushteve që këto persona marrin. “Shërbimi për asistencë personale si të drejtë ligjore në territorin e gjithë vendit, dhe dy shërbime që deri tani nuk ishin, ndihmë nv shtëpi dhe kujdes. Ky ligj është përqëndruar në zhvillimin e kushteve që janë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara”, thekson Tomshiq.

Sipas Elena Koçovska nga Polio Plus, nëse krahasohen parimet dhe rregullat nga Konventa për personat me hendikep dhe ligji i ri për mbrojtje sociale “do të shohim se një pjesv e madhe e masave nuk janë harmonizuar me rregullat dhe parimet e konventës”.

Pjesë më e madhe e të anketuarve mendojnë se shteti nuk ju mundëson kushte të mjaftueshme për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në tregun e punës (46.6%). Këto persona s’ka të drejta të barabarta as në sistemin arsimor (40.3%), as nëse jetojnë në fshat (38%), as në ndonjë qytet më të madh (50.3%). Ndërsa sistemi shëndetësor në vend nuk mund të sigurojë kujdes cilësor për personat me nevoja të veçanta (44%).

Sa i përket gjendjes në tregun e punës dhe në arsim, bashkëbiseduesit në emision u pajtuan për gjendjen e keqe në të cilën gjenden duke theksuar se janë të vetëdijshëm se me një ligj nuk mund të ndryshohet gjendja në vend.

“Nuk do të pirsja BE-në për t’i përmirësuar kushtet për shkak se barrën e mbaj mbi shpinë. Interesi im është që të zgjidhen sa më shpejt”, thotë ajo.

Hetimi në temën “Cilësia e jetesës të personave me nevojat të veçanta” u zbatua nga Instituti për hulumtime politike nga Shkupi nga 18 deri 21 maj te 1.108 të anketuar në nivel të gjithë shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori