LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen prezanton vetëm dy modele Golf, me teknologji dhe fuqi të veçantë (Foto)

Volkswagen prezanton vetëm dy modele Golf, me teknologji dhe fuqi të veçantë (Foto)

Të dy janë dizajnuar, që të duken ndryshe nga modelet e ngjashme

Organizimi Worthesee që zhvillohet çdo vit në Austri, ka grumbulluar shumë adhurues të makinave, që kanë pasur rastin, të shohin edhe dy vetura që nuk mund të shihen diku tjetër, transmeton Telegrafi.


Ishte Volkswagen që befasoi me dy Golf, që janë të vetmit e këtij lloji, me teknologji dhe fuqi të veçantë, si dhe me detaje ndryshe në dukje.

Golf GTI Aurora u prezantua me motorin 2.0 litra, që mund të prodhojë deri në 380 kuaj fuqi, si dhe ka shtatë shpejtësi të ndryshme. Makina e lyer ngjyrë gri, ka edhe disa përfundime me gjelbër të mbyllët, që është lyer me dorë.

Për ta zënë sistemin e zërimit me 3,500watt, është larguar ulësja e shtatë. Ndryshim ka pësuar edhe pjesa e përparme, ku janë vënë ekranet e ndjeshme në prekje, për më shumë lehtësi.

Vetura tjetër, është Golf Estate R 4MOTION FighteR, që e ka të rritur kapacitetin në 400 kuaj fuqi, të njëjtë me Golf R400. Shkaku i ndryshimeve në dukje, kamina është zgjeruar dhe tani ka hapësirë më të madhe në brendësi.

Mbi tavan janë vënë drita dhe një kamerë që rrotullohet në 360 shkallë, e cila ka mundësi të merr pamje dhe të dhëna kur ëhstë duke bërë xhiro. Drita ka edhe në grill, derisa në brendësi të këtij Volkswagen Golf është punuar me lëkurë, teksa ka sistem të ri zërimi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori