LAJMI I FUNDIT:

Reali me reagim emocional për vdekjen e Reyesit

Reali me reagim emocional për vdekjen e Reyesit
Jose Antonio Reyes. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Vdekja tragjike e Jose Antonio Reyes ka tronditur gjithë botën e futbollit.

E për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-skuadra e Reyes, Real Madridi.


Nëpërmjet një postimi në Twitter, Los Blancos kanë shprehur dhimbjen e thellë që ndjenjë për humbjen e ish-sulmuesit të tyre.

“Real Madridi ndjen dhimbje të thellë dhe trishtim për vdekjen e ish lojtarit të klubit tonë, Jose Antonio Reyes”.

Reyes luajti vetëm një sezon në Bernabeu, por ia fitoi titullin Realit me dy gola në xhiron e fundit
Lexo po ashtu Reyes luajti vetëm një sezon në Bernabeu, por ia fitoi titullin Realit me dy gola në xhiron e fundit

“Klubi ynë dëshiron t’i përcjell ngushëllimet më të thellë të familjarëve, miqve të Reyes, të cilët ndjenjë dhimbje të madhe për humbjen e tij. Po ashtu, Real Madrid i shpreh ngushëllimet klubit aktual të Reyes, Extremadura UD”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Kujtojmë që në edicionin 2006/2007, Reyes ishte hero i Realit ku shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas për t’i dhuruar titullin e kampionit. /Telegrafi/