LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet logo dhe agjenda festive e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Prezantohet logo dhe agjenda festive e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Në kuadër të manifestimeve për njëzetvjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, nga 11 deri më 13 qershor, do të organizohen një sërë aktivitetesh, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova po bën përgatitjet e fundit për të shënuar këtë përvjetor, ndërsa sot është prezantuar logoja, slogani dhe një pjesë e agjendës së kësaj ngjarje e cila do të jetë e shtrirë në tre ditë.


Udhëheqësi i Ekipit Zbatues për Realizimin e Agjendave Shtetërore, Fehmi Mehmeti, deklaroi se përgatitjet janë në fazën finale dhe aktivitetet kryesore do të mbahen më 12 dhe 13 qershor.

Ai tha se tashmë janë dërguar ftesat për personalitetet vendore dhe ndërkombëtare që të bëhen pjesë e festimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Logoja e shënimit të këtij përvjetori përmban numrin 20 bashkë me simbolin e pëllumbit që është simbol i paqes.

Ndërsa si slogan është përzgjedhur fjalia “Për lirinë tonë” që është shkruar në tri gjuhët zyrtare të Kosovës e që është si falënderim për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Logo që simbolizon 20-vjetorin,ndërsa simboli i pëllumbit që simbolizon paqen. Kështu ka qenë inspirimi për ndërlidhjen e këtyre figurave ndërmjet simbolikës së pëllumbave që simbolizojnë aeroplanët e NATO-s që mbushën qiellin e Kosovës para 20 viteve dhe pëllumbin që simbolizon paqen. Për popullin e Kosovës aeroplanët do të kenë gjithmonë kuptimin e pëllumbave ta paqes që fluturuan për lirinë tonë. Ndërsa slogani tërë sakrificën e heronjve dhe sakrificën e gjithë atyre që ndihmuan për lirinë tonë. Për lirinë tonë jemi falënderues për sakrificën sublime të heronjve, për lirinë tonë jemi falënderues për ndihmën e miqve tanë në ditët më të vështira, për lirinë tonë jemi falënderues për të gjithë ata sportistë, artistë që me punën e përkushtimin e tyre na bëjnë krenar çdo ditë në arenën ndërkombëtare. Për lirinë tonë do të punojmë edhe më shumë që vendi ynë çdo ditë të b ëhet më prosperues. Për lirinë tonë falënderojmë mësuesit, mjekët, punëtorët që çdo ditë punojnë me përkushtim për vendin si dhe të gjithë qytetarët që brenda fushave të tyre bëjnë më të mirën që vendi ynë të bëhet vendi që ne duam”, deklaroi Mehmeti.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për 20-vjetorine çlirimit të Kosovës së bashku me miqtë ndërkombëtarë.

Më 12 qershor do të mbahet edhe një tubim në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet ku do të marrin pjesë edhe krerët e vendit dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Po ashtu, do të përurohet edhe busti i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Gjithashtu, do të mbahet edhe një konferencë e sigurisë ku do të marrin pjesë faktorët kyç të asaj kohe dhe përfaqësues të institucioneve vendore të sigurisë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori