LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon nga OKB të nis hetimet për rusin e arrestuar në Kosovë

Pacolli kërkon nga OKB të nis hetimet për rusin e arrestuar në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka ftuar përfaqësuesit e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të iniciojnë një hetim të thellë dhe profesional në lidhje me përfshirjen e punonjësit të tyre, Mikhail Krasnoshchenkov, në zhvillimet e fundit në veri.

“OKB-ja është institucion i paqes, sigurisë dhe drejtësisë globale, përpjekjet e së cilës çmohen lartë nga kombet e lira dhe demokratike, andaj kushdo që duke keqpërdorur petkun e imunitetit funksional, përfshihet në agjenda dhe veprime të dyshimta e kriminale, jo vetëm që nuk e ka vendin në Kosovë, por nuk do të duhej t’i afrohej prezencës së OKB-së apo misioneve të saj kudo në botë”, shkroi Pacolli.

Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së

Ai tha se ngjarje të tilla e dëmtojnë imazhin e kësaj organizate në Kosovë dhe me gjerë.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Ftojmë përfaqësuesit e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të inciojnë një hetim të thellë dhe profesional në lidhje me përfshirjen e punonjësit të tyre, në atë çfarë institucionet e Republikës së Kosovës – si një vend i cili aspiron anëtarësimin në këtë organizatë universale – vlerëson se e dëmton para së gjithash, imazhin e kësaj organizate në Kosovë dhe me gjerë.

OKB-ja është instituticion i paqes, sigurisë dhe drejtësisë globale, përpjekjet e së cilës çmohen lartë nga kombet e lira dhe demokratike, andaj kushdo që duke keqpërdorur petkun e imunitetit funksional, përfshihet në agjenda dhe veprime të dyshimta e kriminale, jo vetëm që nuk e ka vendin në Kosovë, por nuk do të duhej t’i afrohej prezencës së OKB-së apo misioneve të saj kudo në botë.

Do t’i kërkojë misionit tonë diplomatik në SHBA, që kurdo që do të ketë një diskutim për zhvillimet në rajon, pranë kësaj organizte, ta adresojë rastin e këtij zyrtari, si një rast i cili shkon ndesh me të gjitha përpjekjet për rend dhe ligj në shtetin tonë. Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë do të ishin të gatshme të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të një hetimi të tillë nga ana e OKB-së, si dhe të ofrojnë informacionin që posedojnë, ku përpos thyerjes flagrante të rregullave të brendshme të OKB-së, nuk përjashtohet edhe shkelje e rëndë penale ndërkombëtare”, ka skruuar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori